Aktuale

Dë të përzgjidhen 10 gratë më të suksesshme menaxhere në Maqedoni

Nesër dhe pasnesër organizohet zgjedhja e dhjetë grave më të suksesshme menaxhere për vitin 2016. Shpallja do të bëhet më 30 mars, ndërkaq nesër do të mbahet dita tematike kushtuar grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është organizimi i 21-të me radhë, kurse deri tani janë zgjedhur 210 gra të sukseshsme menaxhere në Maqedoni. Secilin vit përzgjidhen nga 10 gra më të sukseshsme, por vetëm vitin e kaluar u zgjodhën 20, me rastin e 20 vjetorit të aktivitetit.

AIM bën të ditur se organizator i aktivitetit është agjencia Marili. Nesër do të ketë orë edukative në sferën e mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, kozmetikës, psikologjisë së afarizmit, modës.

the authorE B