Aktuale

I dehur rrah policin

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti derisa drejtonte automjetin e tij (nën ndikim të alkoolit), ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë në një pikë kontrolli të veturave.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KosovaPress/