Aktuale

Deklarata e kryeministrit francez për Marianen ‘topless’ ashpërson debatin për burkën

Kryeministri francez Manuel Valls ka acaruar rivalët politikë dhe historianët, për adhurimin e simbolit e republikës franceze, Marianne në debatin për ndalimin e burkës ne plazhe.

“Gjiri i saj është i zbuluar për shkak se ajo ka ushqyer njerëzit, nuk ka veshur vello, sepse ajo ështe lirë”, tha Valls, shkruan BBC.

Por kundërshtarët ishin të shpejt për të reaguar rreth kësaj çështje në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, duke thënë se kishte të bëjë me racizmin, transmeton KoosvaPress.

Një historian e quajti të metë, përdorimin e Marianne si një simbol feminist.

Mathilde Lerrere, një eksperte e Revolucionit Francez, tha se Marianne ishte një alegori dhe se përdorimi i saj i gjoksit të saj të zhveshur është vetëm një kod artistik.