Sport

Del lista me lojtarët me të vlefshëm në treg, ja kush është i pari, Liverpool me së shumti lojtarë

CIES Football Observatory ka publikuar listën me 100 lojtarët më të vlefshëm në botë, të cilën e udhëheq ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Mbappe pasohet nga Mohamed Salah, Raheem Sterling, Leo Messi e Jadon Sancho që mbyll top pesëshen e lojtarëve më të vlefshëm në botë aktualisht.

Derisa në top dhjetëshe dominon Liverpooli me tre lojtarë, Salah, Mane e Firmino.

Shaqirit i është trefishuar vlera, Rashica më i vlefshmi te Kosova

Përveç sulmuesve sa u përket pozicioneve të tjera portieri më i vlefshëm ësht Alisson Becker i Liverpoolit me 107 milionë euro, derisa mbrojtësi më i vlefshëm momentalisht është po ashtu ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold me 130 milionë euro.

Prej mesfushorëve më i vlefshmi është ylli i Unitedit, Paul Pogba me 125 milionë euro.

Kurse sa u përket futbollistëve në moshë mbi 31 vjeç prijnë Messi e Ronaldo me 167, respektivisht 118 milionë euro.

Top dhjetë futbollistët me vlerën më të madhe të shprehur në milionë euro janë këta:

Kylian Mbappe – 252
Mohammed Salah – 219.6
Raheem Sterling – 217.8
Lionel Messi – 167.4
Jadon Sancho – 159.4
Sadio Mane – 157.8
Harry Kane – 155.2
Roberto Firmino – 144.2
Antoine Griezmann – 143.8
Leroy Sane – 137.1
Listën e plotë të 100 lojtarëve më të vlefshëm aktualisht mund ta gjeni këtu. /FaktePlus