Rajon & Botë

Del video nga kamerat e trupit të policisë në tmerrin e Las Vegasit

Pamje tmerri ato që kanë xhiruar policët me kamerat e tyre të trupit në tentativë për të ndalur masakrën në Las Vegas.

Daily Mail ka publikuar videon kur duken policët në vrap e sipër, ndërkohë që mbi ta bie breshëri plumbash.

Ndërkohë hetimet zbulojnë edhe një tjetër sekret, lidhur me masat e forta të sigurisë që kishte marrë autori, Stephen Paddock, i cili vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas të dielën.

Ai kishte vendosur kamera brenda dhe përreth hotelit ku po qëndronte. Sipas policisë janë gjetur dy kamera në korridor dhe një tjetër te vrima e çelësit i kishin mundësuar për të parë nëse ndonjë pjesëtar i sigurisë po afrohej.

Nuk ka ende motiv pse Paddock 64 vjeçar, kreu sulmin në koncertin nga Hotel Mandalay Bay, edhe pse gjithçka ka qenë e planifikuar mirë.