Delawie: Njerëzit me aktakuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se në listat zgjedhore nuk ka dëshirë të shohë njerëz me aktakuzë për korrupsion.Ai gjithashtu nga selia e KQZ-së ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të votojnë pasi sic tha ai “e ardhmja e vendit është në duart tuaja”, raporton Ekonomia Online.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se është një nder për KQZ-në që në këtë kohë ta kenë mysafir ambasadorin Delawie.

Ajo theksoi se meqë vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare po i përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore.“Në nëntorin e vitit të kaluar pash nga afër organizimin e zgjedhjeve në vendin tuaj dhe u ktheva me bindjen që edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, edhe tani kur jemi në kohë të zgjedhjeve po përmbushim detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Mbetemi të përkushtuar që të organizojmë zgjedhjet në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare”, tha ajo.“Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themeli i angazhimit tonë institucional”, ka shtuar Daka.