Aktuale

Deliu VV’së: Raporti i Progresit dënoi përdorimin e gazit lotësjellës

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës tashmë ka filluar të diskutohet në Kuvend. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu gjatë fjalimit të saj tha se ky raport ka paraqitur pasqyrën reale të progresit të vendit brenda dy viteve.
Ajo tha se në emër të grupit të partisë mendon që kjo seancë po mbahet pa u shqyrtuar mirë raporti zyrtar për shkak se ende nuk është përkthyer.

“Të mos ketë nguti kam pritur, pastaj të ftohet seanca”, tha Deliu në Kuvend.

Megjithatë ajo ka vlerësuar se ky raport është i arsyeshëm dhe paraqet pasqyrën reale të progresit të vendit për 2 vitet e fundit.

Ajo ka diskutuar disa çështje që Raporti i Progresit i ka cilësuar si pozitive apo negative. Përmendi përdorimin e gazit lotsjellës gjatë seancave të kuvendit, akt që është dënuar nga Raporti i Progresit. Shqetësimet rreth çështjeve mjedisore etj.

Ndërsa ka përmendur kalimin e demarkacionit, zgjedhjet lokale, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes etj, si çështje të cilat janë vlerësuar me notë pozitive në Raportin e Progresit. /Gazeta Express

the authorE B