Aktuale

Demaku: Nuk e votojmë marrëveshjen me fusnotë

Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku ka kritikuar deputetët e pozitës për siq ka thënë ajo marrëvshje që Kosova ka nënshkruar e që janë me fusnotë e jo si shtet.

Demaku i ka pyetur deputetët e PDK-së dhe LDK-së nëse janë deputetë të Republikës apo të fusnotës.

Kjo deklaratë e Demakut ka ardhur pasi që në seancë është hedhur për shqyrtim Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Njëjtë si Demaku ka thënë edhe deputeti i Nismës Zafir Berisha, sipas të cilit partia e tij nuk do ta votojë këtë marrëveshje./KosovaPress/