Demi Moore, rikthehet në kinema me dy filma

Pothuajse e zhdukur nga skena e filmave, aktorja e njohur e Hollivudit Demi Moore do të rikthehet në ekranin e madh gjatë verës.
Aktorja do të jetë protagoniste e dy komedive që do të vijnë në kinema respektivisht, në 22 qershor me “Nata e çmendur- Festë me të vdekurin”të regjisores Lucia Aniello ku do të luajë me Scarlett Johansson dhe në 29 korrik me “Shtëpia Kazino”, të Andrew Jay Cohen me Will Ferrell.
Në filmin “Nata e çmendur- Festë me të vdekurin”, pesë mike që nga kohët e kolegjit ritakohen pas 10 vitesh për një fundjavë në Miami.
Vetëm se momentet e tyre të çmendura marrin një rrugë tragjike kur për një gabim vrasin një vajzë që punon në klubet e natës si kërcimtare. Ndërsa në filmin “”Shtëpia kazino”, Scott dhe Kate Johansen (Will Ferrell dhe Amy Poehler) kanë humbur lekët që kishin mbledhur për të paguar kolegjin e vajzës Alex. Nëse duan të realizojnë ëndrrën e vajzës së tyre për të hyrë në universitet duhet të fitojnë lekët. Kështu hapin një kazino të jashtëligjshme në garazhin e banesës së tyre.Aktorja do të kthehet edhe në ekranin e vogël. Do ta shikojmë në finalen e sezonit të serisë së tretë të “Empire”, për të qenë më pas edhe protagoniste edhe në serinë e katërt