Rajon & Botë

Demonstrata në Athinë, ndërhyn policia

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët mërkurën janë mbledhur në qendër të Athinës për të protestuar kundër masave të reja të kursimit, për të cilat po debatohet në parlament.

Duke iu referuar dëshmitarëve, Reuters shkruan se policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj demonstruesve.

Disa demonstrues kanë sulmuar policinë me fishekzjarr. AP shkruan se disa dhjetëra demonstrues kanë goditur policinë me gurë, para ndërtesës së Parlamentit, pas marshit të rreth 12 mijë demonstruesve.