Aktuale

Dënohen me burg për shtatë të akuzuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit E.B , F.I ,V.G, K.B ,E.B, F.B dhe F.D .

I akuzuari E.B i akuzuar për veprën  penale rekrutimi për terrorizëm është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjysmë burg.

Të akuzuarit F.I dhe V.G të akuzuar për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet  6 muaj për secilin veç e veç .

I akuzuari K.B i akuzuar për veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste  dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim – unik prej 3 vjet e 6 muaj burg.

Të akuzuarit E.B dhe F.B të akuzuar për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim prej 4(katër) vite e 6(gjashtë) muaj për secilin veç e veç .

I akuzuari F.D i akuzuar për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vite e 6 muaj.

Ndaj të pandehurit K.R është refuzuar aktakuza për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza./KosovaPress/