Rajon & Botë

BE dënon vrasjen e ambasadorit rus

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është solidarizuar shprehu s me Rusinë pasi ambasadori i saj në Turqi u vra në Ankara.

“Bashkimi Evropian dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm kundër përfaqësuesit tuaj në Turqi. Ne dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me Rusinë përballë këtij veprimi të dhunshëm dhe kriminel”, tha ajo në një deklaratë për median.

Ambasadori Andrei Karlov u vra në Ankara teksa po mbante një fjalim.

Atentatori, i cili më pas u vra nga policia, në momentin e sulmit bërtiti “Allahu Ekber” dhe “Mos e harroni Aleppon”./Express/