Rajon & Botë

Departamenti i Shtetit rinis hetimet ndaj Hillary Clinton

Departamenti Amerikan i Shtetit do të rinisë hetimet lidhur me përdorimin e email-it privat nga Hillary Clinton, në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.

Më herët FBI kishte deklaruar se Clinton, në email-in e saj privat kishte pranuar materiale të ndjeshme, që konsiderohen edhe të klasifikuara, FBI vendosi që ndaj Clinton të mos ngrite kallëzim penal, transmeton Gazeta Express.

Tash që hetimi i FBI-së ka përfunduar, Departamenti i Shtetit do të rishqyrtojë këtë çështje.

Në këtë proces, përveç ish-sekretares Clinton do të përfshihen edhe disa prej ish-bashkëpunëtorëve të saj.

Hetimi i ri i Departamentit të Shtetit do të hedh në dritë nëse ka pasur keqpërdorim të informacioneve të klasifikuara të cilat janë gjetur në email-at e Clinton.

“Ne shpresojmë që ky proces të jetë sa më i shpejt që mundet por ne nuk do të vendosim afate kohore për këtë proces”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby./GazetaExpress/