Aktuale

Depërtohen 69 lëmoshë-kërkues në Shqipëri

Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka ndaluar 69 shtetas nga Shqipëria, 55 të moshës së rritur dhe 14 fëmijë, të cilët kanë hyrë legalisht në vendin tonë, por që kanë kryer aktivitete të kërkim-lëmoshës, andaj që të gjithë ata në mënyrë të organizuar janë depërtuar për në shtetin e origjinës.

Gjatë trajtimit të tyre, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët policorë-hetuesit e Njësisë Rajonale kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Ferizajt si dhe është njoftuar Qendra për Punë Sociale-Ferizaj të cilët i kanë trajtuar të gjithë emigrantët nga fushëveprimtaria e tyre, por nuk kanë gjetur elemente të trafikimit me qenie njerëzore.