Sport

Deportivo huazuan Federico Valverden nga Real Madridi

Deportivo La Coruna ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverden, për transferimin e tij për një sezon në formë huazimi.

18-vjeçari iu bashkua Madridit nga gjiganti Uruguain Penarol për 5 milionë euro në vitin 2015 dhe ka shënuar tri gola brenda 30 paraqitjeve për skuadrën Castilla të Real Madridit gjatë sezonin të kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Federicio Valverde do të bartë fanellën e Deportivos për edicionin 2017-18 pas arritjes së marrëveshjes me Real Madridin, një marrëveshja në formë huazimi pa opsionin për blerje”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga Deportivo.

Valverde së fundmi ka përfaqësuar Uruguain në Kampionatin Botëror U20 në Korenë Jugore duke fituar gjithashtu çmimin Topi i Argjend./arbresh.info