Aktuale

Deputetët e pozitës dhe opozitës së bashku në Britani të Madhe

Deputët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë udhëtuar në Britani të Madhe ku kanë pasur takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti.

Deputetja Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin që kanë pasur këta deputetë me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page me të cilin kanë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

Në këtë udhëtim zyrtarë po marrin pjesë deputetët Fitore Pacolli nga LVV, Vjosa Osmani nga LDK, Time Kadrijaj nga AAK, Dukagjin Gorani nga PSD, Elmi Reçica nga PDK. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli