Aktuale

Deputetët votojë pro shmangjes së rregullores për EULEX-in

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që në rastin e dy projektligjeve për vazhdimin e mandatit të EULEX-in, t’i shmangën rregullores dhe këto dy projektligje të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.

Grupi parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri propozojë që në rastin e dy projektligjeve për vazhdimin e mandatit të EULEX-in, të kalojnë me procedurë të shpejtë.

PDK ka përkrahur këtë shmangie. Kurse, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka thënë se janë kundër shmangies së procedurave për shkak se nga viti 2014 është ditur që në 2016, do t’i përfundojë mandati EULEX-i, i cili qe dy ditë është pa mandat në Kosovë./KP