Aktuale

Deputeti i PDK-së tregon kur është dita e demarkacionit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do të mbahet seanca për votimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një prononcim për “Indeksonline” ka paralajmëruar se seanca mund edhe të mos mbahet gjatë kësaj jave, por të shtyhet për javën tjetër.

“Realisht ende s`ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit për me u majt seanca për demarkacion këtë javë, edhe ashtu kemi dy seanca tjera këtë javë që janë të jashtëzakonshme. Megjithatë konsideroj se të mbahet të enjten ose të premten, por nuk ka asgjë vendimtare këtë javë, ka mundësi të mbetet për javën e ardhshme”, ka thënë ai.