Aktuale

Dërguti: Edita Tahiri e gënjeu publikun, kodi telefonik cenon sigurinë kombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar ndaj publikimit të letrës së saj drejtuar ITU-së, nga ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ajo e ka akuzuar ministren Tahiri që ka gënjyer, duke e akuzuar se njejtë gënjen edhe për procesin e Dialogut, raporton lajmi.net

“Edita Tahiri me publikimin e letrës u përpoq ta gënjejë publikun, siç është mësuar të gënjejë për Dialogun”, u shpreh Dërguti.

Ajo kodin telefonik e cilësoi si cenim të sigurisë kombëtarë, duke shtuar se letra e dërguar nuk është në emër të Kuvendit por në emër të opozitës.

Aida Dërguti gjithashtu ka thënë se ITU-ja e sheh Kosovën si krahinë të Serbisë. /Lajmi.net/