Kuriozitete

Dëshmia nga Shqipëria, vajza që shokoi botën sjellë “selfie” nga viti 3800!

Po shokon botën së fundmi videoja e një gruaje që deklaron se është në Shqipëri dhe ka udhëtuar në kohë.

Ajo tregon si dëshmi një foto të shkrepur në vitin 3800 dhe shprehet se bota do jetë një kaos i vërtet që do dominohet nga robotë artificial. Madje gruaja e quajtur Bella, fytyra e të cilës është mbuluar dhe zëri është ndryshuar, thotë se ishte një fizikant bjellorus, Alexander Kozlov që e ka ndihmuar të udhëtojë në kohë. “Ndjeva një voltazh të fortë në trup. Gjithçka ishte e zezë rreth meje. Kur hapa sytë pashë ndërtesa të shkatërruara, kufoma njerëzish, pajisje të prishura, robotë. Ai burrë idiot më dërgoi në atë kohë të tmerrshme. Ishte vend shumë i shëmtuar dhe i tmerrshëm”, shprehet Bella në video.

“Vazhdova të ecja nuk e di pse isha e etur të udhëtoja në kohë. Doja të bëja foto, t’i kisha si dëshmi”. Në video ajo tregon foton për të cilën pretendon se e ka bërë në vitin 3800 dhe në të shihen disa ndërtesa futuriste dhe një dritë në distancë. Bella tregon se në udhëtimin e saj në kohë ka takuar një robot. “Ai ishte i bërë prej metali ndërsa grushtin e kishte me silikon. Ai kishte shprehi fytyre, gjeste. Imagjinoni një burrë prej metali, të fuqishëm dhe pa asnjë mëshirë. Ai më pyeti me nerva nga vija. Unë heshta”, tregon Bella./Xing.al/