Aktuale

Detaje për aksidentin e sotëm në rrugën Strugë-Kërçovë

Pesë persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Kërçovë-Strugë, te lokaliteti “Preseka”, ku u përplasën një “mercedes” me targa italiane dhe një “wolksvagen golf” me targa të Maqedonisë.

Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarrjes, ndërkaq aksidenti shkaktoi bllokimin e magjistrales për dy orë. Rruga tashmë është e zhbllokuar.