Aktuale

Detaje të reja të vrasjes së një gruaje e plagosjes së vëllait të saj mbrëmë në Prishtinë (Video)

Një grua është vrarë mbrëmë vonë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Jo-zyrtarisht është mësuar se doras ka qenë bashkëshorti i saj.

Pas vrasjes së gruas, është plagosur edhe një burrë tjetër, që dyshohet të jetë vëllai i tashmë së ndjerës.

Trupi i pajetë i gruas ka qëndruar për rreth 2 orë përpara derës së shtëpisë, ku edhe jetonte.

Policia bashkë me forenzikën kanë qëndruar për aq kohë aty, derisa dorasi, sipas dëshmitarëve të rastit, i është dorëzuar policisë bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin. /koha.net