Aktuale

Detajet e Policisë për aksidentin në “Lakrishtë”

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Bill Klinton.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një këmbësori.

“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 15:00, në rrugën Bill Klinton mes një automjeti dhe një këmbësori. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /Lajmi.net/