Shëndetësi

Dhimbja pas lindjes me prerie cezariane mund të zbutet përmes gjidhënies

Hulumtimet e reja tregojnë se nënat të cilat kanë lindur fëmijën e tyre me prerie cezariane, nëse ushqejnë beben së paku dy muaj pas lindjes me qumësht gjiri, mund të zbusin dukshëm dhimbjet që shfaqen pas lindjes në këtë mënyrë.

Këto rezultate janë paraqitur në Kongresin e Anestezisë 2017, mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Ky hulumtim mëton të inkurajojë nënat e reja se përveç benefiteve të padiskutueshme të qumështit të gjirit për rritjen e mirëfilltë të bebeve dhe shëndetin e plotë, ai lehtëson edhe dhimbjet e lindjes me prerie cezariane.

Hulumtimi përfshin 185 nëna që kishin lindur në këtë formë në vitin 2015 dhe 2016.

Hulumtimi ka gjetur se nënat të cilat kanë ushqyer me gji foshnjat e tyre për një periudhë më të shkurtër, kanë pasur më shumë dhimbje pas lindjes ndërkaq ato që kanë ushqyer më gjatë, kanë pasur reduktim të dhimbjeve për një shkallë të konsiderueshme./Indeksonline/