Aktuale

Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë në Shqipëri

30-45 vjeçarë, me pak përvojë në sistemin e drejtësisë, trajnohen tre muaj në SHBA dhe nisin punën në nëntor me dosjet e korrupsionit që tashmë janë në duart e ONM-së.

Do të jenë dhjetë prokurorë special që do të pastrojnë sistemin gjyqsorë nga të korruptuarit. Më pas ata që do të rezultojnë të pastër do të bëjën pastrimin e politikës nga të korruptuarit e të inkriminuarit. Ky është me pak fjalë i gjithë thelbi i reformës në drejtësi. Procesi nis me Vetingun.

Një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtarë të cilët mbërrijnë këtë javë në Tiranë, bëjnë përzgjedhjen finale të dhjetë prokurorëve. Procesi i mbledhjes së cv ka nisur prej disa javësh dhe është punuar nga disa ekspertë ndërkombëtarë të SHBA e vendeve të BE-së, të cilët do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Ekipi i Byrosë federale të hetimit në SHBA, do të bëjë përzgjedhjen e personave nga këto të dhëna që janë mbledhur deri tani.

Dhjetë prokurorët specialë

Janë përzgjedhur tashmë emrat e rreth 30 prokurorëve nga të cilët do të përzgjidhen dhjetë prej tyre si prokurorëve special. Në fundin e shtatorit dhjetë prokurorët e përzgjedhur do të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu trajnuar për kryerjen e procesit të Vetingut. Në kushte special trajtimi por me një kusht që e gjithë privatësia e tyre të jetë rreptësishtë e kontrolluar, dhjetë prokurorët do të jenë ata që do të kryejnë pastrimin e plotë të sistemit të drejtësisë. Padyshim që gjatë gjithë procesit do të jenë duke u asistuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Këta të fundit do të kryejnë punën kryesorë në proces. Burime thanë se një ndër emrat e përmendur si pjesë e mundëshme e dhjetshes së prokurorëve është edhe prokurori, Dritan Rreshka.

Prej disa vitesh rreshka është Ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave. Është certifikuar nga NITA (National Institute of Trial Advocacy – US Department of Justice) si Trajner për aftësitë e Prezantimit të çështjes në Gjyq duke marre pjesë me cilësinë e ekspertes në trajnimin e studentëve magjistrat përsa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e teksit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT, Departamenti i Drejtësisë Amerikane, raporton 27.al.

Të tjerë prokuror që kanë cv të përafërta me Rreshkën do të jenë pjesë e dhjetëshes së heronjve që do të pastrojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas parashikimeve, në fundin e nëntorit pritet të ketë rezultatet e para të procesit të Vetingut në radhët e gjyqësorit. Ndërkohë që pastrohet nga të korruptuarit, sistemi do të ngrihet me të përzgjedhur të tjerë që pritet të jenë të rinj e ndoshta me pak përvojë në sistemin e drejtësisë. Të gjithë ata që do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri do të kenë mundësi të trajnohen në SHBA dhe vendet e BE-së.

Do të jetë kjo trupë e sistemit të drejtësisë që do të nisë më pas të pastrojë me themel sistemin politik në Shqipëri. Ka qenë pikërisht kjo lidhje mes sistemit të drejtësisë dhe atij të politikës, të lidhur në korrupsion që ka bërë të pamundur vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në grupin e ekspertëve që do të kryejnë pastrimine sistemit të drejtësisë por edhe atij të politikës, janë të përjashtuar ata gjyqtarë e prokurori që kanë përvojë në system gjatë regjimit komunist.

Por procesi në fakt ka nisur muaj më parë. Ekspertët e BE-së dhe SHBA-së të cilët janë angazhuar në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri kanë tashmë në dorë dosje të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar por edhe të p[politikanëve të korruptuar. Dosjet që janë në dorën e tyre do të jenë puna e parë që do të shqyrtojë dhjetëshja e prokurorëve special të Veingut.