Aktuale

Dhjetëra vetura, telefonë e lap topë konfiskohen nga policia, arrestohen 11 hajna

Një operacioni i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës, është realizuar sot në orët e mesditës me ç’rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme të rajonit të Prishtinës si dhe më gjerë.
Më pas janë kryer edhe bastisje në disa lokacione ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:

“ Një revole,d isa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, të cilat po hetohen nga ana e policisë, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Ky operacion është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme ku është bërë arrestimi i gjashtë personave për grabitje të ndryshme.

Bëhet fjalë për:

Xh. Sh, mashkull, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. G, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

L. Sh, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

I. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. H, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

F. C, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të njejtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.

“Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe;

Një (1) revole

Trembëdhjetë (13) veturave të llojeve të ndryshme

Dy (2) motoçikleta

Dy (2) LapTopë

Dhjetë telefona celularë,

Qelësa veturash, dokumentacione të ndryshme, kartela bankash, si dhe gjësende të

ndryshme të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë”, thotë policia.

the authorBurbuqe Metolli