Aktuale

Dhoma e Posaçme gjatë vitit 2017 është përballur me ngarkesë të lëndëve

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme edhe gjatë vitit 2017 është përballur me ngarkesë të madhe të lëndëve, ku vetëm nga janari deri në dhjetor ka marrë 1 mijë e 161 lëndë në shkallën e parë dhe 716 lëndë në shkallën e dytë.

Kryetari i Dhomës së Posaçme, Sahit Sylejmani, në konferencën e fundvitit ka bërë të ditur se në fillim të vitit 2017 kanë mbetur pa u kryer nga vitet paraprake 20 mijë e 828 lëndë në shkallën e parë dhe 769 lëndë në shkallën e dytë.

“Në fillim të vitit 2017 kanë mbetur pa u kryer nga vitet paraprake 20 mijë 828 lëndë në shkallën e parë dhe 769 në shkallën e dytë, gjithsej pra kanë mbetur pa kryer nga vitet paraprake 21 mijë e 597 lëndë. Gjykata siç mund ta dini është gjykatë dy shkallëshe dhe të dhënat janë për shkallën e parë dhe shkallën e dytë. Prej tre janarit të vitit 2017 e deri më 15 dhjetor 2017 janë pranuar një mijë e 161 lëndë në shkallën e parë dhe 719 në shkallën e dytë, gjithsej të pranuara gjatë këtij viti janë një mijë e 880 l ëndë. Gjatë kësaj periudhe prej tre janar e deri me 15 dhjetor 2017 janë zgjidhur dy mijë e 70 lëndë në shkallën e parë dhe 395 lëndë në shkallën e dytë, gjithsej të zgjidhura dy mijë e 465 lëndë. Me datën 15 dhjetor kanë mbetur të pakryera edhe 19 mijë e 921 lëndë në shkallën e parë dhe një mijë e 91 në shkallën e dytë, gjithsej të pa kryera 21 mijë e 12 lëndë në të dy shkallët”, bëri të ditur ai.

Ai bëri të ditur se mesatarja e ngarkesës me lëndë për një gjyqtar në Dhomën e Posaçme në shkallën e parë është 1 mijë e 328 lëndë për një gjyqtar dhe në shkallën e dytë është 218 lëndë.

Kryetari Syljemani bëri të ditur se në bazë të ligjit që dy vite veprojnë me 20 gjyqtar, por që sipas tij ky numër nuk është i mjaftueshëm për të përballuar ngarkesën e lëndëve.

“Ka nevojë në vitin qà « po hyjmë të rritet numri i stafit, ndërsa lidhur me rritjen e numrit të gjyqtarëve paraprakisht duhet të ndryshohet ligji i Dhomës së Posaçme dhe pastaj pas ndryshimit të ligjit të Dhomave të Posaçme sidomos të atyre dispozitave ligjore që e rregullojnë organizimin e brendshëm të gjykatës, atëherë do të krijohet mundësia, do të krijohet baza ligjore për të bërë edhe rritjen e numrit të gjyqtarëve. Aktualisht siç thash neni 3 i ligjit të Dhomave të Posaçme përcakton vetëm 20 gjyqtar dhe po të kishte mundësi dhe vullnet nga të tjerët që të rritet numri i gjyqtarëve pa u ndryshuar kjo dispozitë ligjore ne nuk do të mund të merrnim gjyqtar. Tash është krijuar një grup i punës nga Ministria e Drejtësisë ku pjesë e atij grupi jam edhe unë, ku është filluar hartimi i koncept dokumentit mbi ndryshimin e Dhomës së Posaçme”, tha ai.

Po ashtu, Dhoma e Posaçme është përballur edhe me kufizim të këshilltarëve ligjor, zyrtarëve juridik, përkthyesve dhe stafit tjetër administrativ. Sylejmani bëri të ditur se vetëm dy këshilltar ligjor kanë punuar me 13 gjyqtar vendor.

Ndërsa, u tha të ketë probleme edhe me hapësirë, ku nga dy gjyqtarë janë të vendosur në një zyrë./kp