Rajon & Botë

Dhunohet e më pastaj vritet 21 vjeçarja

E reja nga Tajlanda është dhunuar e pastaj është vrarë nga 4 burra

Pasi ka parë finalen e Ligës së Kampionëve në një bar, e reja Tailandese vdes tragjikisht. Ajo është dhunuar nga 4 burra që i kishte njohur në një bar dhe më pas është vrarë nga të njëjtit. Trupi i saj ishte braktisur në një kopsht.

Policia e kishte gjetur atë pasi që ata kishin kontrolluar kamerat e sigurisë. Familjarët e saj dyshojnë se ata e kanë droguar në mënyrë që të arrijnë të e dhunojnë.

Kamerat e sigurisë kanë mbajtur arritur të e kapin saktësisht momentin kur ajo ka dalë nga vendi ku e kishte shikuar lojën, siç vërehet në video, atë e kanë marrë atë pa vetëdije si dhe e kanë dërguar në një veturë me ndihmën e një shoqeje të saj e cila kishte injoruar qëllimet e vërteta të këtyre personave. Nong Gift ishte 21 vjeçe, punonte si shitëse e produkteve kozmetike dhe kishte shkuar atë natë në një bar me shoqet e saj për të parë finalen në mes Real Madritit dhe Liverpool-it.

Zyrtari Policor, Cham Jitjunjun, ka thënë se 21 vjeçja është gjetur pa rroba dhe me plagë në trup. Një shoqe e Nong ka thënë se ajo nuk ishte e pirë dhe nëse fliste me njerëz që i ka njohur për pak kohë është për shkak të mirësjelljes. Policia dyshon se ajo është droguar dhe pastaj është marrë në atë gjendje. Kjo është vërtetuar më vonë kur ajo është gjetur, për shkak se i kishin gjetur shkumë në gojë dhe hemorragji të hundës.

Vrasësit tashmë janë arrestuar duke ju falënderuar incizimeve të kamerave të sigurisë. Policia është duke i pritur rezultatet nga ekspertët për të determinuar arsyet e sakta të vdekjes së Nong./Gazeta Express

the authorE B