ShowBiz

Dhurata 60 mijë dollarëshe që Kylie pranoi nga i dashuri për ditëlindje

Në 20 vjetorin e lindjes së saj, Kylie mori një dhuratë prej 60.000 dollarësh nga i dashuri i ri, Travis Scott, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhurata është një gjerdan me një flutur që shkëlqen i gjithi dhe mbante çmimin marramendës.

Sipas një burimi të TMZ, nga shumë dhurata që ajo mori, ishte edhe kjo bizhuteri mahnitëse që iu dhurua nga Travis.

Gjerdani thuhet se është bërë me porosi të veçantë për Kylie dhe është punuar edhe me gurë diamantesh 28 karatësh.

Këtë stoli, ajo e kishte vënë të shtunën dhe e tregoi përmes rrjetit social Snapchat duke lënë një mbishkrim dedikuar atij.

Kylie tash e një kohë ka markën e saj të grimit ‘Kylie cosmetics’ , e cila i sjell asaj të ardhura të mëdha.