Aktuale

Diaspora sot e fillon votimin

Prej ditës së sotme (18 shtator), të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme evropiane do të mund të votojnë përmes postës dhe të përzgjedhin të preferuarit e tyre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Votimi do të nis sot dhe do të jetë i hapur deri më 4 tetor. Pra, janë 17 ditë gjithsej në dispozicion që diaspora të mund të votoj për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Duhet thënë se si asnjëherë më parë, 42 mijë persona që kanë aplikuar për të qenë pjesë vendimmarrëse apo për të dhënë votën për udhëheqjen e ardhshme qeveritare.

Për ta nisur këtë proces, gjatë së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet nacionale te 6 tetorit. Partia e parë në renditje me numër 111 është Partia Liberale Egjiptiane. Menjëherë pas saj me numër 112 vjen një ndër partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës.

Poshtë saj, në mesin e partive me numrin më të madh të votuesve, vjen koalicioni AAK-PSD 119, Nisma- AKR- PD 122, Lëvizja Vetëvendosje 126 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 134.

Për qytetarët të cilët votojnë për herë të parë, kjo është një mostër e fletës së votimit që duhet ta kenë para vetës. Në anën e majtë të fletës gjendjen subjektet politike qe duhet votuar vetëm një prej tyre, ndërsa në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve për deputet nga subjekte politike e që gjithsej lejohet të votohen vetëm 5 kandidatë.

Ajo që nuk duhet të bëjnë votuesit është të zgjedhin dy subjekte politike për t’i votuar pasi si përfundim vota shpallet e pavlefshme ose nëse zgjedhin më tepër se pesë kandidatë për deputet për t’i votuar atëherë votuesi i numërohet vetëm vota për subjektin politike por jo për kandidatët për deputet”.