ShowBiz

Diaz tregon pse u tërhoq nga industria e filmit

Aktorja e famshme Cameron Diaz nuk është paraqitur në skenë që nga viti 2014, ndërsa në panelin Goop wellness, në të cilin moderator ishte Gwyneth Paltrow, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes nga industria e filmit.

“Isha e detyruar të tërhiqem. Në një moment kuptova se nuk e di as kush jam dhe kujt i takoj, andaj më është dashur të pauzoj”, tha Cameron.

Gwyneth Paltrow ftoi Cameron, por edhe koleget e saja Tory Burch, Mirandu Kerr dhe Nicole Richie që të flasin për lidhjet e tyre.

“Jam martuar në moshën 41-vjeçare. Më herët isha në lidhje, por nuk është njësoj sikur të jesh e martuar. Bashkëshorti është partner në jetë dhe në gjithçka”, ka thënë Diaz.

Cameron u martua me Benji Madden në vitin 2015, pas vetëm shtatë muaj qëndrimi në lidhje.

Ajo nuk ka dashur që të tregojë se kur do të kthehet para kamerave të filmit, transmeton KosovaPress.