Rajon & Botë

Diferencë e ngushtë mes kundërshtareve në zgjedhjet në Australi

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet të cilat u mbajtën sot në Australi ende po vazhdon.

Megjithatë, sipas rezultateve të para duket se diferenca është shumë të ngushtë, transmeton KosovaPress.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri Malcolm Turnbull është optimist se do të jetë ai në krye të Qeverisë nesër. Kurse laburistët kanë shënuar rikthimin e tyre në skenën politike me një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me 2013.