Aktuale

Digjen stallat e bagëtive në Banjë të Malishevës

Dy stalla të bagëtive në Malishevë janë përfshirë nga zjarri për arsye ende të panjohura.

Policia njofton se janë djegur rreth 1600 balle (dujë) dhe disa mjete bujqësore ndërsa rasti ka ndodhur dje rreth orës 14.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, si dhe nuk dihet ende vlera e dëmeve materiale.