Aktuale

Digjet fabrika e përpunimit të plastikes në Drenas (Video)

Në orët e hershme të mëngjesit e ka kapluar zjarri fabrika ‘Pëllumbi’ që mirret me përpunimin e plastikës, në Negroc të Drenasit.

Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashke me zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shkrun gazetametro.net.

Metro mëson se djegia ka ardhur si pasojë e rrymës, dhe ka ndodhur në orën 3:00 të këtij mëngjesi.

Por, çka vlen të theksohet, në këtë lagje vetëm muajin e fundit janë djegur edhe dy shtëpi si pasojë e rrymës. Madje, pronarët e fabrikës e kanë konfirmuar se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.


Djegia e fabrikes by gazetametro

Ndërkohë, Policia e zjarrfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes duke menaxhuar zjarrin.