Aktuale

Digjet një restorant në Tupec

Një person nga fshati Tupec i Prizrenit ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë objekti i restorantit të tij.

Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/