Aktuale

Digjet një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi është kapluar nga zjarri mbrëmjen e kaluar në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se pronari i shtëpisë ka raportuar se shtëpia e tij në rrethana të panjohura është djegur.

Me të marrë informatën njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia  e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, njofton policia.

Përveç dëmeve materiale policia nuk ka raportuar për persona të lënduar, ndërsa thuhet se rasti është duke u hetuar./FaktePlus