ShowBiz

Diona Fona kryeson listën e Top Awards me këngën “Ti je”

Përkundër se është e re në skenën muzikore shqiptare, Diona Fona është shndërruar në një prej artisteve më favorite të momentit.

Projekti i saj më i fundit muzikor në bashkëpunim me EAZ ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, i cili përmes votave, e ka shpallur “Ti je” për tre javë rresht këngën më të bukur në listën prej 100 këngësh.

E pyetur nga “Top Awards” se si ndihet për këtë sukses, këngëtarja është shprehur: “Unë po ndihem shumë mirë dhe e lumtur nga mbështetja dhe komentet për këngën e re në bashkëpunim me EAZ, e cila ndodhet për të tretën javë në vendin e parë. Dua të falenderoj “Top Awards” dhe të gjithë ata që më përkrahën gjatë gjithë kësaj kohe dhe vazhdojnë ta pëlqejnë këngën “Ti je”.

Diona ka treguar gjithashtu se thellë-thellë ndjente që kënga do pëlqehej pasi që në momentin e parë që e kishte dëgjuar ishte dashuruar por pavarësisht kësaj ajo nuk e priste gjithë këtë sukses të madh.

Edhe pse ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit, ky projekt e ka renditur Dionën për herë të parë në krye të “The Top List”, duke treguar kështu që Diona ka luftuar fort derisa të arrijë këtë sukses.

the authorGazetaKNN