Lifestyle

Disa këshilla se si të keni kujdeseni për lëkurën gjatë stinës së dimrit

Fytyra është njëra prej pjesëve më të ndjeshme të lëkurës, që nënkupton që duhet të kujdesemi siç duhet ndaj saj.

Me ardhjen e dimrit, lëkura jonë ka nevojë për kujdes special, ndonjëherë ne bëhemi dembel dhe mund të rezultojë në probleme ekstreme për shkak të ftohtit.

Por, duke i ndjekur këto këshill atë thjeshta ju do të keni një lëkurë më të shëndetshme, transmeton lajmi.net.

Bëni një rutinë për kujdesin e fytyrës dhe ndjekeni atë

Ndjekeni një rutinë të thjeshtë dhe bazike për kujdesin e fytyrës për ta mbajtur fytyrën të lumtur gjatë dimrit. Pastrojeni atë dy herë gjatë ditës, çdo mëngjes dhe para se të bini në gjumë. Ndjekni një proces pastrimit me një krem të lëngshëm dhe krem të natës. Ndërsa, ju me fytyrë të yndyrshme përdorni limon apo ujë me tranguj për ta pastruar fytyrën.

Bëni makiazh natyral

Përdorimi i përditshëm i makiazhit, sidomos gjatë stinës së dimrit, bënë që lëkura juaj të duket e pa jetë. Nuk është ide e keqe që gjatë stinës së dimrit të kaloni në natyrale dhe të përdorni kozmetikë shumë pak.

Përdorni krem kundër diellit

Asnjëherë mos e shmangni kremën kundër diellit, edhe në stinën e dimrit.Ju shpëton fytyrën përgjatë stinës së dimrit.

Mbajeni vetën të hidratuar

Dimri mund të jetë dehidratues për fytyrën dhe trupin. Sigurohuni që pini dy litra ujë gjatë ditës. Do ju ndihmojë të i largoni toksinat dhe të keni lëkurë të shëndrrtishme. Lëngjet të bazuara në sheqer duhet të shmangen. /Lajmi.net/