Shëndetësi

Disa lloje mjalti përmbajnë pesticide që mund ta sulmojnë sistemin nervor

Tre të katërtat e mjaltit të prodhuar në mbarë botën përmbajnë pesticide që mund të dëmtojnë bletët dhe të përbëjnë rrezik për shëndetin ndaj njerëzve, tregon një studim.

Shkencëtarët që testuan 198 mostrat e mjaltit gjetën 75 për qind e tyre të kontaminuara me të paktën një nga kimikatet neonicotinoid (një insekticid sistemik bujqësor që i ngjan nikotinës) – të cilat mund të sulmojnë sistemin nervor njerëzor në doza të larta, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët diçka të tillë quajtën “shqetësuese”, dhe një “shqetësim serioz mjedisor”, ndërsa theksuan se nivelet e pesticideve përgjithësisht ranë nën kufijtë e sigurt për konsum njerëzor.

Megjithatë, një shkencëtar kryesor britanik paralajmëroi se ishte e pamundur të parashikohet efekti afatgjatë i konsumimit të mjaltit që përmban sasi të vogla të kimikateve.

Sipas raportit dyshimet janë se kur dikush rregullisht han mjaltë, ka të ngjarë të marrë një dozë të vogël të neurotoxins të përziera.