Aktuale

Dita 21 e fushatës elektorale

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli viziton fabrikën “M-Technologie”. (Lebanë, ora 10:30)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Shpend Ahmeti viziton Qendrën për përkujdesje ndaj fëmijëve. (Afër Shkollës “Elena Gjika”, ora 11:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Shpend Ahmeti viziton Qendrën Stomatologjike. (Afër Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

Nisma për Kosovën mban tubim zgjedhor në Malishevë. (Astrazub, ora 13:00)

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari mban konferencë. (Shkolla Profesionale në Skenderaj, ora 13:00)

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli takon minatorët e minierës Artana. (Ora 13:00) Vetëvendosje mban tubim elektoral në Pejë. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 15:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Fushë Kosovë. (Salla e Hekurudhave, Fushë Kosovë, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në tubimin elektoral në Obiliq. (Shkolla Fillore “Pandeli Sotiri”, Obiliq, ora 17:00)

Nisma për Kosovën mban tubim me forumin e gruas. (Grand Hotel, ora 17:30) Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli viziton familjen Vitia në Kolovicë. (Ora 17:00)

AAK dhe ARK mbajnë tubim të fushatës zgjedhore në Pejë. (Hotel “Dukagjini”, ora 18:00)