Rajon & Botë

Dita botërore kundër trafikimit me njerëz

Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) sot e shënon 30 Korrikun, Ditën botërore për luftë kundër trafikimit me njerëz, qëllimi i së cilës është që të kthehet vëmendja ndaj vuajtjeve të numrit të madh të viktimave të trafikimit me njerëz, të cilët përballen me eksploatim seksual, punë të detyrueshme, robëri, tregti me organe.

Dita botërore është shënuar në vitin 2013 pas miratimit të Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për luftën kundër tregtisë me njerëz, ndërsa IOM u përfshi në luftën globale kundër trafikimit me njerëz në kontekst më të gjerë të menaxhimit të migrimit nga viti 1994, me vizion të qartë për përballje me këtë lloj të krimit, sepse pothuajse çdo shtet në botë është nën ndikimin e praktikës së keqe, qoftë si vend i origjinës, tranzit ose vend i destinacionit të viktimave.

Të dhënat e IOM-së tregojnë se nga gjithsej 7.000 viktima të asistuara në vitin 2015, 85 për qind ishin viktima të trafikimit ndërkombëtar me njerëz.

Nga viktimat e mbijetuar të trafikimit me njerëz, 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual. Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetur të trafikimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.

Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuar nga ana e OIM-së janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike.