Sport

Dita e gjashtë e Evropianit në Prishtinë vjen me takime interesante

Sot është dita e gjashtë e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për vajzat U20 që po zhvillohet në Prishtinë.

Edhe në ditën e sotme do të zhvillohen disa përballje mjaft interesante. Gjatë ditës së sotme do të luajnë dy grupet, nga ku do të dalin çiftet e gjysmëfinaleve.

Nga ora 16:30, Britania e Madhe do të ndeshet me Izraelin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, derisa po nga ora 16:30, Bullgaria takohet me Rumaninë në “1 Tetori”.

Ndërkohë, edhe nga ora 19:00, do të zhvillohen takime interesante, ku Irlanda me Kroacinë dhe Finlanda me Turqinë.