“Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, Kolegji AAB organizon trajnime për infermierë

Në kuadër të Qendrës së karrierës dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, në Kolegjin AAB do të organizohet trajnimi për Infemrierë me temën “Kujdesi infermieror në kujdesin intenziv dhe anestezion”, ku trajnuese do të jetë Prof. Ass. PhD Fatma Vural nga Universiteti “Dokuz Eylul” nga İzmiri – Turqi.

Ky trajnim është i akredituar nga Bordi për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me gjithsej nëntë (9) pikë kredituese për pjesëmarrësit aktivë, dhe gjashtë (6) pikë kredituese për pjesëmarrësit pasivë.

Studentët e Kolegjit AAB, nga ky trajnim do të përfitojnë njohuri të reja, pasi që do të kenë mundësi të takohen me profesionistët më të mirë të fushës së infiermerisë.

Trajnimi do të mbahet në Teatrin ‘Faruk Begolli” të Kolegjit AAB me datë 12 maj, ku do të fillojë nga ora 09:00 deri në ora 14:00.