Aktuale

DnV bën thirrje që partitë politike ta respektojnë kodin e mirësjelljes

emokracia në Veprim ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka shpalosur për aktivitetet e saj për zgjedhjet lokale.

Albert Krasniqi nga DnV tha se kanë rekrutuar 61 vëzhgues që do ta mbulojnë fushatën ndërsa për ditën e zgjedhjeve kanë angazhuar 2500 vëzhgues në fushatën 30 ditore.

Objektivi kryesor sipas tij do të jetë respektimi i kodit të mirësjelljes nga partitë politike.

“DNV mbetet e përkushtuar të raportoj për të gjitha raste ku ka shkelje të kodit të mirësjelljes. Iu bëjmë thirrje partive t’i përmbahen kodit të mirësjelljes mos të vendosin poster ku është e ndaluar me ligj. Mos t’i përdorin resurset publike për fushatë. Mos t’i përdorin fëmijët në mënyrë të organizuar në fushatë. Nga subjektet politike bëjmë thirrje te ofrojnë mundësi të barabarta për të gjitha grupet shoqërore në veçanti të grave”, tha Krasniqi.

Ndërsa Ismet Kryeziu nga kjo organizatë tha se aktivitet tjetër është krijimi i platformave për kandidatet gra.

“Jemi duke punuar kryesisht me komunitetin rom dhe ashkali për edukimin e tyre dhe pjesëmarrje në procesin e votimit. Me votë mund të ndikojmë në kualitetin e jetës sonë. Njerëz që kane integritet . Me votë bëjmë diferencën. Kampanja është e dizajnuar dbe përfshin që ka për qëllim nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhor. KQZ s’po bën punë të mjaftueshme për edukim të vazhdueshëm për të mënjanuar votat e pavlefshme. Gjatë këtij procesi do të kemi raporte ditore e javore, bazuar në zhvillimet në terren.”, tha Kryeziu./KosovaPress/