Aktuale

Do ta formojmë Asociacionin, por jo me rekomandimet e gjykatës në Kosovë – thotë Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar mbrëmë se Serbia do ta mbështes komunitetin serb në Kosovë që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klan Kosova.

Madje, Gjuriq ka shtuar se pos kësaj Asociacioni do të formohet duke mos respektuar fare rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nuk do ta formojmë një Asociacion që do të jetë bosh (pa kompetenca), nuk do ta shikoni atë film”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Ai ka shtuar se shqiptarët nuk janë të sinqertë dhe nuk do ta përmbushin detyrimin që në afat prej katër muajsh ta formojnë Asociacionin, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Europian.