Rajon & Botë

Do t’ju habis shuma marramendëse që është mbledhur për dy ditë

Për vetëm dy ditë, më shumë se 1 miliardë euro janë mbledhur si donacion për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame që u përfshi nga zjarri ditë më parë në Paris të Francës.

Gazetari Stephane Bern që ka ka ndihmuar në krijim të donacionit duke thënë se Notre Dame është një “mik i ngushtë i njerëzimit që gati u shkatërrua” tha të mërkurën në mëngjes se donacionet kanë kaluar shifrën 1 miliard gjatë ditës.

Kompani të ndryshme franceze kanë premtuar shuma të mëdha të parave për rindërtim të katedrales mesjetare e cila u përfshi nga flakët pas një aksidenti,

L’Oreal premtoi 200 milionë euro (172.7 milion euro) të martën, ndërsa grupi i mallrave luksoze LVMH i drejtuar nga Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë, ka premtuar të njëjtën gjë.

Miliarderi Francois-Henri Pinault dhe kompania e naftës Total gjithashtu kanë premtuar 100 milionë euro secila.

Presidenti Emmanuel Macron ka pohuar se katedralja do të rivendoset në lavdinë e saj të mëparshme “brenda pesë vjetësh” dhe do të jetë gati për Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.

Bëhet e ditur se kanë shpëtuar nga zjarri disa relike fetare duke përfshirë një nga 70 gjembat e kurorës së shenjtë të Jezu Krishtit dhe mbetjet që lidhen me Shën Denisin, martirin e krishterë dhe ish-peshkopin e Parisit dhe shenjtin Genevieve, shenjt mbrojtës e kryeqytetit francez.

Zjarri që kaploi Notrde Dame arriti të fikej pas 9 ore nga zjarrëfikësit ndërkaq, u bë e ditur se mbi 400 zjarrëfikës ndihmuan për të shmangur sa më shumë dëmimet e artitektrurës mesjetare./GazetaExpress

the authorBurbuqe Metolli