Rajon & Botë

Doktori: Donald Trump në gjendje të shkëlqyer shëndetësore e fizike

Donald Trump e ka publikuar letrën e doktorit të vet personal, Narold N Bornstein, pas një ekzaminimi fizik.

 

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Trump, është 70-vjeçar, i gjatë 1.90 dhe peshon 107 kilogramë, e kjo e bën atë të jetë në mbipeshë për gjatësinë që ka, transmeton Express.

Letra e tij është publikuar ditën kur rivalja demokrate e Trump, Hillary Clinton rikthehet në fushatë pas u diagnostikua me pneumoni.

Të dy kandidatët janë përballur me kritika publike për transparencën e treguar rreth gjendjes së tyre shëndetësore.