Rajon & Botë

Donald Trump i ofron postin e drejtorit të CIA-s kongresmenit republikan Mike Pompeo

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka ofruar detyrën e drejtorit të CIA-s, kongresmenit republikan Mike Pompeo.

Spekulimet janë përhapur se përfaqësuesi i Kansas ishte i gatshëm të marrë një pozitë të lartë në administratë, menjëherë pas takimit me Donald Trump, transmeton lajmi.net.

Sipas Reuters Pompeo ka pranuar ofertën si drejtor i CIA-s. /lami.net