Rajon & Botë

Donald Trump u jep zemër izraelitëve: Mbahuni derisa të bëhem President (Foto)

Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit që të qëndrojë i fortë derisa ai ta marrë detyrën e presidentit, duke thënë se nuk mund të lejojë që Izraelit të trajtohet me përbuzje.

 

“Nuk mund të vazhdojmë ta lejojmë Izraelin të trajtohet me ka mos respekt dhe përbuzje totale. Dikur kishin një mik të madh në SHBA, por….” ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Express.

Por, Trump u ka kërkuar izraelitëve që të mbahen deri më 20 janar, kur ai edhe zyrtarisht e merr detyrën e presidentit.

“Jo më. Fillimi i fundit ishte marrëveshja e tmerrshme me Iranin, dhe tani kjo [rezoluta e OKB-së]! Qëndro i fortë Izrael, 20 janari po vjen shpejt,” ka shkruar Trump./Express/