Aktuale

Donika Kadaj Bujupi pyetet si futet në Kuvend gazi lotsjellës – Kjo është përgjigja e saj

Deputetja që është rikthyer sërish në AAK, Donika Kadaj Bujupi ka folur për dorëheqjen e saj nga Lëvizja Vetëvendosje dhe hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës së djeshme ku u votua Demarkacioni, shkruan Periskopi.

Ajo nuk ka pranuar të flas se si futet në Kuvend gazi lotsjellës nga deputetët.

“Kur jeni në një organizim të përbashkët për kauza të caktuara, ato janë çështje që nuk dekonspirohen asnjëherë. Unë asnjëherë nuk do të flas se si është futur në Kuvend gazi lotsjellës. Gazi na ka ndihmuar në kundërshtimin tonë”, ka thënë Kadaj Bujupi në T7.

Pavarësisht pyetjeve insistuese, Kadaj Bujupi ka shmangur përgjigjet për këtë çështje.

Ajo foli edhe për votën pro demarkacionit.

Në T7, Kadaj Bujupi ka thënë se ka votuar pro Demarkacionit, sepse në marrëveshje janë përfshirë raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes dy presidentëve.

“Ka qenë një ndër proceset më të vështira. Janë bërë tri vite që kjo marrëveshje na është bërë si barrë, marrëveshje e gabuar e nënshkruar më 2015. Ishte moment i ri, sepse në marrëveshje kemi raportin e Bulliqit, që krijonte mundësi për korrigjim. Ishte çështje që na solli para një momenti që Kosova ishte komplet e izoluar. Kemi njerëz me kapacitete, por ky kriter i BE’së i mbajti të bllokuar. Besoj se mundësia për korrigjim do të shfrytëzohet dhe Kosovës do t’i hapet rruga për liberalizim vizash”, tha Donika Kadaj Bujupi./Periskopi